Loading...

Ndërgjegjësimi për hipertensionin – Vlorë, matje tensioni për qytetarët

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë organizoi sot aktivitetin në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit ku të pranishëm ishin ekipi i kujdesit shëndetësor parësor si dhe njësia vendore Vlorë.

Gjatë këtij aktiviteti, u realizuan 250 matje të tensionit arterial, si dhe u dhanë rekomandime për 6 hapat për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut.

Gjatë vizitave u dhanë rekomandime. Personat të cilët vuajnë nga kjo sëmundje duhet të mbanin nën kontroll peshën trupore, të ulnin konsumimin e kripës, si dhe të alkoolit, si dhe të shtonin konsumimin e tepërt të frutave dhe zarzavateve, si dhe të kishin një jetë aktive. Marrja e ilaçeve rregullisht sipas rekomandimit nga mjeku është e domosdoshme.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut, si dhe sfida që do të jetë depistimi i më shumë se 1.000.000 adultëve për tensionin e gjakut.

Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentuar sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë. Megjithatë, disa hapa të thjeshtë e të përballueshëm duhet të përfshihen në rutinën e përditshme për vlerësimin e presionit të gjakut, në programet e komunitetit dhe në vendet e punës, ku një rol të rëndësishëm mund të luajnë të gjitha institucionet shëndetësore.

Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertensioni, është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, ne e quajmë atë si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.

Në vendin tonë hipertensioni takohet në 36% të grupmoshave 25 vjeç e sipër. Te burrat e grupmoshave 25 vjeç e sipër takohet në rreth 40%, dhe te gratë e grupmoshave 25 vjeç e sipër në rreth 32% (OBSH, World Health Statistics, 2014). Gjithashtu, 80% e femrave dhe 90% e meshkujve me hipertension nuk ishin të vetëdijshëm për gjendjen e tyre (ADHS, 2010). Sipas vlerësimeve të GBD 2010, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë që i atribuohet tensionit të lartë të gjakut në Shqipëri ka patur një rritje domethënëse gjatë njëzet viteve të fundit, nga 27% që ishte në vitin 1990 ka shkuar në 35% në vitin 2010. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com