Loading...

NASA përzgjedh kompaninë për garën e Hënës

NASA ka zgjedhur kompaninë e parë për garën e Hënës.

Ajo quhet ”Maxar Technologies” dhe do të ndërtojë modulin që do të furnizojë me energji stacionin hënor të Gateway.

Kontrata me ”Maxar Technologies”, me vlerë 375 milionë dollarë, përfshin ndërtimin e modulit.

Nisja është planifikuar me një raketë komerciale në fund të vitit 2022, ndërsa nisjet e elementeve të tjerë të stacionit hënor priten deri në vitin 2024.

Vendimtar për programin ”Artemis” është stacioni ”Gateway”, që do të jetë një pikë referimi për ekspeditën njerëzore dhe robotike në sipërfaqen hënore.

Moduli i parë i stacionit do të përmbajë elementin që furnizon me energji anijen në sajë të paneleve të mëdha diellore, të afta për të gjeneruar 50 kilovat.

“Është komponenti kyç në të cilin do të ndërtojmë ekspeditën hënore ‘Gateway’, që është themeli i arkitekturës së programit ‘Artemis”, tha shefi ekzekutiv i NASA-s, Jim Bridenstine.

Muajt e ardhshëm, NASA do të duhet të vendosë se kush do të ndërtojë sistemin e uljes në Hënë.

Gjigantët e hapësirës ajrore si ”Boeing” dhe ”Lockheed Martin” po konkurrojnë për fitimin e kësaj kontrate./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com