Loading...

Ministri Çuçi: 300 mijë tonë produkte bujqësore të prodhuara në Shqipëri të eksportuara

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka theksuar se cilësia e produktit bujqësor shqiptar faktohet nga shifrat.

Gjatë një interviste për Report TV, ministri Çuçi ka theksuar se janë 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuara, që janë prodhuar në serrat shqiptare.

Sipas tij, deklaratat e panikut që hidhen sot në treg janë të dëmshme për fermerin shqiptar. Çuçi tha se fermerët shqiptarë prodhojnë të njëjtin mall si për tregun vendas, ashtu edhe për atë të jashtëm.

“Në lidhje me kualitetin e produkteve shqiptare, mund t’u them vetëm një fakt: janë eksportuar rreth 300 mijë tonë produkte bujqësore dhe këto janë bërë në serrat shqiptare. Në fermë nuk prodhohet këtë parcelë do e bëj për Suedinë, dhe këtë për atë shqiptare. Nuk duhet të kemi panik dhe të ngremë alarme të kota, që të fusim konsumatorin shqiptar në panik, që çdo gjë që ha është me helm”, – tha Çuçi.

“Kemi struktura që kontrollojnë. Është i njëjti produkt që hanë edhe shqiptarët, edhe ata të jashtëm. Një përrallë që domatja ‘rritet brenda ditës’. Shkoni shihni që është e njëjta pikë grumbullimi për atë që e çon ushqimin në Suedi dhe atë që konsumohet në Shqipëri. Nuk e mohoj që ka raste të shkëputura me përqindje më të lartë të pesticideve nga sa është norma. Nuk duhet të krijohet perceptimi dhe përshtypja që çdo gjë është helm dhe është e pakontrolluar”, – tha Çuçi.

Sipas tij, s’ka asnjë serrë që mund të prodhojë brenda 24-orëve domate. Nëse vërtetohet kjo, ministri u shpreh se është gati të japë dorëheqjen. “Ka rreth 1500 hektarë serra legale në Shqipëri. Nëse ka një serrë që e “rrit domaten brenda ditës”, jap direkt dorëheqjen”, – tha Çuçi. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com