Loading...

Mbijeton foshnja më e vogël se një pako… gjalpë!

Një spital kalifornian njoftoi dje se foshnja me peshë fare të vogël, vetëm 245 gramë, më e vogël se një pako gjalpë, kishte arritur të mbijetonte.

Foshnja e quajtur Saybie nga personeli i spitali ”Sharp Mary Birch” në San Diego, u kthye në shtëpinë e saj në mesin e muajit maj, pas pesë muaj kujdesi mjekësor intensiv.

”Është një foshnje e buzëqeshur në gjendje të mirë shëndetësore me peshë rreth 2,3 kilogramë”, thanë nga personeli i spitalit.

Foshnja u lind dhjetorin e kaluar në javën e 23-të të shtatzënisë.

Mjekët vendosën të kryenin me urgjencë lindjen çezariane pas komplikacioneve që rrezikonin jetën e nënës.

Ata i njoftuan babait të foshnjës se kishte vetëm një orë kohë për të kaluar me të bijën përpara se ajo të ndërronte jetë.

”Por, një orë u bë dy, që më pas u bë një ditë, që u transformua në javë”, tregon e ëma në një video të transmetuar nga spitali./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com