Loading...

Kryemadhi: Rama t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke iu afruar protestës i bëri thirrje Kryeministrit Rama që t’u japë shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme, ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë.

“Kam një mesazh për Edi Ramën që besoj nuk do jetë në zyrë, por me gjithë ata njerëz në shesh duhet të dijë se në një sekondë zyra e tij pushtohet, ndaj t’u japë shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai e di, që do të jetë më keq nëse ata i hyjnë në zyrë”, – u shpreh Kryemadhi.

“Nuk është akti final. Akti final vjen kur shqiptaret të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershëm. Është një proces që do të vazhdojë edhe për një periudhë kohe, të shkurtër dua të them. Avarësh për qytetarët, mediat duket e gjatë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është sensibilizim. Çdo protestë që në bëjmë njerëzit shtohen dhe marrin pjesë më shume. Kjo tregon që ne jemi në rrugën e duhur”, tha ajo.

E pyetur nëse do të ketë surpriza sot në protestë, Kryemadhi tha se “surpriza janë ata qindi mijëra qytetarë që kanë vërshuar në bulevard. Opozita nuk është më pakicë. Ne duhet t’u japim qytetarëve shansi që të zgjedhin atë që duan, tu krijojmë mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ajo gjithashtu u shpreh e bindur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.

Kryemadhi dha edhe një mesazh për Policinë. “Kam një mesazh për të gjithë ata policë që janë të detyruar të vendosen përballë protestuesve dhe qytetarëve. I bëj thirrje protestuesve të mos konfrontohen me policët e thjeshtë. Por kam thirrje dhe për ata drejtues policie që kanë ndaluar në mënyrë të padrejtë qytetarët”.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com