Loading...

Finalizohet operacioni antikontrabandë “Transportuesi”

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe më pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin e koduar ” Transportuesi” duke arrestuar 6 persona.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

• M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.
• D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
• K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
• I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
• D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
• M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Policia sqaron se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com