Disa persona kanë shkulur pothuajse tërësisht një fushë me luleshtrydhe në jugperëndim të Gjermanisë.
Policia tha se po kërkonte dëshmitarë, ndërkohë që mendohet se vjedhja e frutave është kryer nga disa njerëz.
”Në vjedhjen që ndodhi brenda natës deri në të gdhirë, duhet të jenë përdorur automjete për transportimin e luleshtrydheve”, shtoi policia.
Autoritetet llogarisin se dëmet totale arrijnë në rreth 700 euro./atsh