Loading...

Dy fjalë për Sadik Rodakun,ciceronin e historisë për Kullën e Dervish Aliut – Nga Sejmen Gjokoli

Nga Sejmen Gjokoli
SADIKU, “MONUMENT” MË VEHTE…

– Dy fjalë për Sadik Rodakun, me rastin e pensionimit-

E ka një limit që “qëndron” apo stopon koha aktive e punës.
As për Sadik Rodakun nuk mund të bënte përjashtim, edhe pse është vital e i gatshëm të shërbejë edhe më tutje.
Gati gjysëm shekulli punë e përpjekje, prej moshës ende fëmijë e deri sa i mbushi këto ditë gjashtëdhjet e pesë.
Fillimisht në ndërmarrjen komunale-banesa të Vlorës, pastaj në atë të shërbimeve turistike, kryesisht në mjediset turistike të Llogarait e , së fundi, në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Vlorës.
Këtu shërbeu plot 5 vite dhe prej këtej ju desh të firmoste ndërprerjen përfundimtare të punës aktive dhe ti drejtohej pensionit.
Pesë vite sa për pesëdhjet vjet për këtë njeri që shërbeu ditë e natë në Orik, në Parkun Arkeologjik të Vlorës, ku në një mënyrë të habitshme u njehsua me të, si askush tjetër deri më sot
Nuk di në do të ketë një tjetër njeri që të ketë një qasje të tillë me një pozicion pune si Sadiku, te Oriku.
Në pesë vite kushedi sa ka pritur e ka përcjellë; vendas e të huaj, orë e pa orë, ditë e pas dite.
Pa folur për togjet e ferrave të prera , të shkurreve e drurëve që këtë aset turistik e historik vitet e shekujt e patën mbuluar
Pata fatin që për afro dy vite të punoj nga afër me këtë njeri të thjeshtë por mendje hapur. Hokatar e me plot humor të zgjuar si rrallë të kem njohur këtyre anëve.
Çdo herë duke lënë hallet e problemet familjare mënjanë, ndonse të gjitha i kish në kurriz.
I tëri i përkushtuar në punë, asnjë herë i lodhur, kurrë i përtuar.
Mendja e dhënë nga geni, si nip e pinjoll i Elmaz Rodakut, dukatasit për të cilin kënga thotë :
“I shkreti Elmaz Rodak,
Qift i pa zorrë në bark”…
Po edhe të vëllait, Elmazit të ri, që për shumë vite shërbeu si kujdstar e ciceron i historisë për Kullën e Dervish Aliut e gjithë trashëgimisë kulturore të Dukatit e zonës të gjithë…
Si kolektiv, pikërisht aty në Dukatin e vjetër, aty ku edhe ka vëndin e lindjes, e ngritëm një shëndet për Sadikun, me rastin e pensionimit e të ndarjes nga puna aktive pranë DRKK, Vlorë.
Një shëndet urimi përmes rakisë e kulinarisë vendase, bash aty në restorantin traadicional të Petros, ku tradita dukatase duket se flet me gojë.
Dhe, për Sadik Rrodakun, shumëfishon urimin tonë…
Gëzuar e të paçim në jetë po kaq sa në librezë ke punë, miku ynë i mirë !

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com