BB thekson se Shqipëria shënoi nivelin më të lartë të punësimit me 52,1% duke regjistruar rritjen më të madhe me 1,8% në vitin 2018.
Në raportin e BB, evidentohet gjithashtu se në Shqipëri, punësimi në industri u rrit me 3,9% në vitin 2018 dhe punësimi në shërbime me 2,5%. Nga ana tjetër, punësimi në sektorin publik u rrit me 4,3%.
Punësimi i fuqisë punëtore arriti 59,4% në Shqipëri, theksoi BB duke e cilësuar një rekord për rajonin. Pjesëmarrja në punësim u përmirësua sepse gjithnjë e më shumë gra hyjnë në tregun e punës.
Megjithatë rritja e pjesëmarrjes së grave në punësim ishte më e ulët se sa ajo e burrave gjatë zgjerimit ekonomik në vitin 2018.
Por pjesëmarrja e grave ka një nivel prej 51% në Shqipëri që është më e larta në rajon.
Gjithashtu, BB thekson se në Shqipëri u rritën pagat në sektorin privat që përkon me një rritje të fuqishme prej 13% nga viti në vit. /atsh