Loading...

Antikanabisi – Mblidhet Task Forca Qendrore: Së shpejti nis monitorimi nga ajri i territorit

Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit mbetet një prioritet për qeverinë shqiptare, ndërsa së shpejti, kontrolleve të territorit nga Policia e Shtetit dhe Inspektorateve të ndryshme, do t’i shtohen edhe monitorimi përmes fluturimeve ajrore, mundësuar nga projekti “Sancas” i financuar nga BE.

Në Ministrinë e Brendshme u mbajt sot takimi i radhës së Task Forcës Qendrore, në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020.

Në mbledhje u diskutua mbi masat e ndërmarra, rezultatet dhe arritjet konkrete të institucioneve anëtare të TFQ-së. Fokus i këtij takimi krahas masave dhe aktiviteteve të kryera si pjesë e detyrimeve, ishin edhe paraqitja e problematikave të hasura, si dhe nevojat për kapacitete logjistike në përmbushje të detyrave të tyre.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda kërkoi bashkëpunim më të ngushtë dhe më intensiv gjatë kësaj periudhe, ndërmjet institucioneve qendrore pjesë e Task Forcës, për të shkëmbyer informacion për raste kultivimi ose trafikimi, si dhe kryerjen e operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale.

Gjithashtu, anëtarët theksuan domosdoshmërinë e një koordinimi edhe më të mirë me qëllim parandalimin në kohë dhe goditjen me efikasitet të çdo rasti të kultivimit të kanabisit./ATSH

 

https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/394714241124643/?t=1

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com