Rugjina ka qene princesha ose sundimtarja e Vilajetit te Kanines. Ajo ishte bije shqiptare nga dera e Balshajve te Shqiperise se Veriut, nga ku mesojme se ne vitin 1372 Vloren dhe Kaninen i zoteronte princi shqiptar Balsha Balshi; njeri nga tre vellezerit e deres se Balshajve.
Dokumentat thone se Vloren dhe Kaninen ja kish sjelle si “Paje” bashkeshortja Komnena, e cila ishte vajza e Dhespot Janit te Beratit.
Balsha Balshi me 18 Shtator 1385 u vra ne nje perpjekje kunder nje grupi kaloresish turq ne fushen e Frakulles.
Pas kesaj ngjarje Komnena mbeti grua e ve’ dhe per te mbrojtur Kaninen nga kercenimi turk u fut ne bisedime me Venedikun, me ndihmen e te cilit (Republikes se Shen Markut, Venedik) ajo mundi te mbronte ne vitet 1389-1390 vetem nje pjese te dominioneve te saj, si Sazanin, Kullen e Pirgos, Keneten e Solit dhe kishen e Lacenjve afer grykes se Semanit.
Ne kete periudhe Komnena jetonte ne Kalane e Kanines bashku me te bijen Rugjinen, te cilat kishin ne dispozicion nje fuqi te armatosur prej rreth 300-vetash; numer i pamjaftueshem per t’i bere balle ushtrive te shumta turke. Me 1391 Rugjina u martua me Mrksha Zarkovicin, djalin e kreut te Krahines se Zetes ne Mal te Zi (Zharko Mrkshicit), qe ishte fis me mbretin dhe princa serbe si dhe me Perandoreshen e Bizantit.
Pershkrimi thote se burri i Rugjines ishte i pamshem, trim por shume llafazan e mburravec. Pas martese Rugjina me Mrkshan u kthyen te jetonin ne Kanine per te administruar vilajetin e saj Kaninen se bashku me te emen Komnenen, qe ishin te dyja trime e burrnesha. Por me 1396 ajo (Komnena) vdiq dhe u varros ne kishen e Shen Merise e pas saj me 1414 vdiq edhe Mrksha Zarkovici (thuhet se ka vdekur ne Itali). E mbetur keshtu vetem, pricesha Rugjine kerkoi disa here ndihme nga Venediku, por vec se me premtime ajo asnjehere nuk u ndihmua, pasi Rep. e Venedikut ne kete kohe nuk donte t’i prishte marrdheniet me Turqine, qe donte te shtrinte influencen e vet ne kete zone. Ne keto kushte te renda, e deshperuar Rugjina u detyrua te mbyllet ne Kalane e Kanines.
Me 17 Qershor 1417 ushtria turke nen komanden e Hamza bej Evremozit hyri ne lufte dhe pushtoi Vloren e Kaninen. Ne keto rrethana Rugjina doli naten nga kalaja dhe se bashku me sekretarin e saj Nikolla Zhorka mori rrugen nga Shashica, zbriti ne buze te detit e duke kaluar neper Radhime zuri kalane e Gjon Bocarit. Pasi ajo mblodhi rreth 300-luftetare nga krahina jone u mundua te organizonte rezistencen kunder turqeve ne kete kala dhe ne Shkalla ne Radhime. Meqenese kalaja ne fjale ne rastin konkret nuk kishte vlera ushtarake dhe se trupat i kishte te pamjaftueshme per t’u bere qendrese turqve ajo hoqi dore nga vazhdimi i luftes. Keshtu ne nje nga ditet ne vazhdim Rugjina e shoqeruar edhe nga trimat e saj u detyrua te kaloje qafen e Llogorase e nepermjet Himares me anije shkoi ne Korfuz