Loading...

Rreziku i obezitetit mund të parashikohet që në lindje

Një test gjenetik është në gjendje të parashikojë rrezikun e obezitetit që në lindje.

Ai funksionon në sajë të algoritmeve që përpunojnë informacion nga më shumë se dy milionë variante gjenetike që ndikojnë në Indeksin e Masës së Trupit, sipas një kërkimi shkencor të udhëhequr nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets dhe Universiteti i Harvardit, i botuar në revistën ”Cell”.

Testi llogariti saktësisht rezultatet e rrezikshmërisë së obezitetit për më shumë se 300 000 individë dhe qëllimi është të ndihmojë në parandalimin e problemeve me terapitë më efektive.

Bazuar në të dhënat e studimit mbi obezitetin, botuar në revistën ”Nature” në vitin 2015, analiza tregoi se disa njerëz janë më shumë në rrezik ndaj obezitetit sesa të tjerët.

“Rezultati është i lidhur me diferencat minimale të peshës në lindje, por efektet fillojnë të duken qartë që në fëmijërinë e hershme dhe bëhen gjithnjë e më të theksuara me kalimin e viteve’’, shpjegon Sekar Kathiresan, një nga autorët e studimit.

“Në rastin e obezitetit, një dietë e ekuilibruar dhe aktivitet fizik mund të kundërveprojë ndaj predispozicionit gjenetik”, shton ai./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com