Loading...

Disa hapa për kocka të forta në çdo moshë

Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementë kryesorë të një jetese të shëndetshme. Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë nga dendësia kockore.

Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Sipas ekspertëve lajmi i mirë është se osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta.

Ja gjithçka që ju nevojitet që të përkujdeseni për kockat pavarësisht moshës.

Kalçiumi dhe Vitamina D

Kalçiumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij.

Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1,000 mg kalçium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1,200 mg kalçium në ditë.

Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

Ushqyerja e Duhur

Kalçiumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota. Këto të fundit janë shumë të pasur me ushqyes të dobishëm për kockat.

Sa i përket perimeve, rekomandohet që të zgjidhni nga të gjithë ngjyrat, që nga barishtet e gjelbra deri tek specat e kuq. Një regjim shumëngjyrësh garanton ushqyes të larmishëm për kockat.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Ushtrimet më efikase janë ato që përfshijnë peshat por jo tepër të rënda. Njerëzit që kanë pësuar fraktura duhet të shmangin kërcimin, ngjitjen e shkallëve etj. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com