Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte të martën në Durrës, ku zhvilloi një sërë takimesh, fillimisht në portin e Durrësit e më tej me studentë të Universitetit të Durrësit.
Ministri Lleshaj nga porti i Durrësit paralajmëroi ndryshime për të rritur sigurinë dhe efikasitetin e institucioneve që bashkërendojnë punën në port. Sa i takon takimit me studentët, ministri evidentoi vëmendjen e shtuar të qeverisë te kjo pjesë e rëndësishme e shoqërisë.
“Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mia me studentët në Durrës. Tre fatkeqë nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studentë, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i Haxhi Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës”, shprehet Lleshaj./atsh