Loading...

Balla: PS e gatshme për dialog me opozitën

“Partia Socialiste është gjithmonë gati për dialogë me opozitën” ka deklaruar sot nga Elbasani, kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Gjatë punime në Asamblenë e PS në Elbasan, Balla u shpreh se këto ditë është artikuluar natyrshëm apeli për dialog me opozitën.

“Përgjigja jonë këtu nga Asambleja Socialiste e Bashkisë Elbasan është:“Dialog me opozitën aktuale? Po. Patjetër. Gjithmonë Partia Socialiste është parti e dialogut”, thekson Balla.

Në vijim Balla shton se “Por, negociata me opozitën? JO. Sepse ne dhe askush nuk ka të drejtë të negociojë në kurriz të rregullave bazë të demokracisë. Dialog me opozitën? Qysh sot dhe të gatshëm për t’i ofruar të gjitha garancitë ligjore për rregulla të qarta e të barabarta loje, por secila palë në fund duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr dhe veprimet që bën. Dhuna është e paparanueshme.”

Po ashtu Balla thekson se Parlamenti është legjitim dhe zgjedhjet e përgjithshme bëhen ne qershor 2021.

“Partia Socialiste fitoi një shumicë të qartë në zgjedhjet e 2017-së, ç’ka e lejoi Edi Ramën të krijonte një qeveri të re dhe për herë të parë në Shqipërinë postkomuniste, pa nevojën e një koalicioni. Sipas raportit vjetor të Komisionit Europian, zgjedhjet parlamentare të 2017-s u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe rezultatet e tyre u pranuan nga të gjitha palët”.Pra, sot Shqipëria ka një Parlament legjitim dhe një Qeveri legjitime. Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të jenë të dielën e tretë apo të katërt të Qershorit 2021. Këto janë të panegociueshme”, shprehet Balla.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com