Egjipti njoftoi sot zbulimin e një serie dhomash mortore me një numër të madh mumiesh në provincën e Minias, në jug të Kajros.
“Ky varr përkon me epokën e Ptolemeut, periudhat e hershme romake dhe Biznatine”, njoftoi Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve.
“Varri përbëhet nga disa dhoma mortore që mbajnë një numër të madh mumiesh të gjinive dhe moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë”, sipas një përfaqësuesi të Ministrisë së Antikitetit.
“Të gjitha mumiet janë në kushte të mira konservimi dhe disa janë të mbështjella me lino, ose të dekoruara me motive popullore të pikturuara me dorë”, theksoi ai.