Loading...

Virusi në qarkullim sezonal, Bino: Qytetarët të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur në treg 100 mijë doza të vaksinës anti grip dhe ka nën kontroll situatën e gripit që është një virus sezonal.

Silva Bino, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, u shpreh sot për mediet se gripi sezonal që po qarkullon në vend është AH1N1 dhe nuk është grip derri.

“Nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal që po qarkullon, i përfshirë në vaksinën e gripit, vaksinë që në bazë të studimeve që kanë ardhur nga jashtë rajonit, ka efektivitet. Ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar, janë të moshave 40 deri 60 vjeç dhe kanë qenë me sëmundje shoqëruese”, theksoi Bino.

Deri tani, u shpreh ajo, kemi një përdorim gati 80% të vaksinës duke inkurajuar qytetarët që të vaksinohen kundër gripit.

“Vaksinimi kryhet në çdo kohë gjatë sezonit të gripit. Vaksinimi ka filluar që në fund të nëntorit. Ndërkohë që janë 50 doza të prokuruara nga ministria e Shëndetësisë dhe 50 mijë doza të tjera që kanë ardhur si ndihmë nga task-forca botërore e shëndetit”, tha Bino.

Ekspertja e shëndetit publik, Silva Bino shpjegoi se si gripi dhe fruthi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore, prandaj duhet pasur kujdes. Apeli i saj shkon për qytetarët që dyshojnë se kanë siptoma të fruthit të mos shkojnë në QSUT, por në qendrat shëndetësore për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit.

Sipas saj, analizat e ISHP-së kanë konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë nga komplikacione të gripit, ndërsa pritet përgjigja zyrtare për rastin e tretë.

“Personi i tretë ndërroi jetë paraditen e sotme në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” pasi kishte probleme në rrugët e frymëmarrjes”- tha Bino.

Bino theksoi se format e rënda të gripit prevalojnë tek personat që kanë edhe sëmundje të tjera kardiake, respiratore tej./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com