Velera Sea Shell me flamur Amerikan, nisur nga Dubroniku me destinacion Sarandën, duke lundruar në hyrje të Kanalit të Korfuzit pësoi defekt në motorra dhe dha sinjalin e emergjencës.
Në njoftimin për shtyp, Ministria e Mbrojtjes sqaron se “me marrjen e njoftimit Roja Bregdetare angazhoi motovedetën P-03 dhe P-05 të Flotës Detare. Pas rënies në kontakt velera u rimorkiua për në portin e Sarandës duke bërë të mundur shpëtimin e velierës dhe tre personat në borde, të tre me nënshtetësi izraelite:T.L; M. N dhe L.N. ./atsh