Shqiptari qëndroi për 3 sezone tek gjermanët nga viti 2012 deri në vitin 2015 duke zhvilluar 52 ndeshje teksa realizoi dhe 11 gola.
Edhe pse kanë kaluar 4 vite, ai ka ende nostalgji për ish-klubin e tij ku nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të rikthehet sërish.
“Unë mund të kthehesha te Bayern, pse jo, gjithmonë e kam pas Bayernin në zemrën time, do të ishte interesante dhe emocionuese”, tha ai në prag të ndeshjes kundër gjermanëve në Ligën e Kampionëve./atsh