Loading...

Saimir Tahiri përballë Prokurorisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia.

Tahiri ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë.
Liljana Baku, do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë sot kërkesën e tij.

Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit për ish-ministrin Saimir Tahiri. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigjja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com