Loading...

Rama: Vlora, treguesi i qartë mes qeverisë dhe partive opozitare që protestojnë sot

Investimet e qeverisë kanë transformuar qytetin bregdetar të Vlorës, duke e kthyer atë në një nga atraksionet turistike më të kërkuar jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe nga ata të huaj.

Duke sjellë disa nga ndryshimet që ka pësuar Vlora, Kryeministri Rama për para banorëve të qarkut theksoi se qyteti i Vlorës është treguesi i qartë mes qeverisë dhe partive opozitare të cilat protestojnë sot në Tiranë.

“Krahasuar me Vlorën që duam, jemi shumë larg, por nëse duam të kuptojmë dhe nëse çdo shqiptar që ka sy për të parë dhe vesh të dëgjojë, do të kuptoj se kush është ndryshimi mes nesh dhe atyre që janë sot në Tiranë, është ndryshimi mes Vlorës sot dhe Vlorës dje, në të cilën nuk gjeje dot se nga të hyje kur binte nata.

Vlora që kishim dje ishte vendi i errësirës ku të gjithë donin të iknin, vendi ku familjet nuk kishin një metër rrugë, pa rrezikuar që të binin në gropë.

Vendi ku nuk kishte biznese të reja pasi për vite të tëra Vlora ishte e braktisur, pasi ata që janë mbledhur sot për të përsëritur të njëjtin avaz e kishin braktisur Vlorën”, përfundoi Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com