Loading...

Rama u godit me solucion kimik të parapërgatitur – Procedim penal ndaj Palokës

Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur sot në sallën e seancës plenare në Kuvend.

“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftimin e Gardës dhe Policisë së Shtetit.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thuhet në njoftim. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com