Loading...

Rama mesazh protestuesve, vlonjatëve dhe policisë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish pas përfundimit të protestës së opozitës.

Kreu i qeverisë përcolli tre mesazhe: Një për protestuesit, një për vlonjatët dhe një për Policinë e Shtetit.

“Për Protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë. Respekt”, theksoi Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com