Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj protestës së dhunshme të opozitës, ku protestuesit kanë dëmtuar edhe instalacionin e Kërpudhës, vepër e Carsten Holler dhuruar Kryeministrisë.
Kreu i qeverisë shprehet se kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta.
“Kërpudha- Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve!
Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta”, thekson Rama./atsh