Në fjalën e tij në aktivitetin “Bashkia që duam” në Vlorë, kryeministri tha se “a është kjo Vlora që unë dua. Vlora që unë dua është Vlora që aeroporti nuk është zotim, por realitet.
Vlora që unë dua është vendi ku porti nuk është fantazëm e të shkuarës, por pika e ankorimit të gjithë aktivitet turistik që vjen nga deti”.
“Vlora është vendi ku përgjatë gjithë territorit të bashkisë deri në Orikum e Karaburun lulëzon aktiviteti turistike dhe ku numri i turistëve është shumë herë më i madh sot.
Vlora që unë dua është një vend ku Sazani nuk është një ishull i harruar, por një nga pikat turistik më të bukura.
Kanina nuk është vetëm ajo ç’ka historia dhe poezitë e bëra për Kaninën na frymëzojnë, por është një nga pikat më të bukura të referimit”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “në zonën e lumit të Vlorës, në të dy krahët e rrugës ka zhvillim agroturizmi dhe pika referemi për njerëz që të vijnë e të qëndrojnë për të shijuar traditën, prodhimet dhe mikpritjes të lumit të Vlorës”.
“Vlora ofron mundësi për emigrantët jo vetëm të vijnë për vitin e ri, por të investojnë kursimet e tyre në agroturizëm, në qytet, fshat dhe për të fituar nga këto investime shumë më tepër se ç’fitojnë nga puna në emigracion”, tha Rama. /atsh