Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, duke iu përgjigjur interesit të tyre, u shpreh se punësimi i studentëve kryhet përmes sistemit të meritës.
Kryeministri Rama theksoi lidhur me çështjen e shumpërfolur të largimit të infermierëve, se sot janë 13 mijë e disa qindra infermierë në sistem dhe rreth 400 të tjerë në listat e pritjes.
“Ne kemi sot një sistem të reformuar për rekrutimin e infermierëve që ka nisur të funksionojë dhe sot mund ta them me plot gojën, që nuk është si dje, kur pavarësisht se ishe infermiere e zonja, duhet të kishte kartë partie për t’u punësuar. Pasi partia ishte e specializuar për infermierë e të fuste në punë si infermier, pavarësisht se ti ndoshta nuk di të mbash as gjilpërën. Tashmë kemi këtë variantin e ri përmes portalit për infermierin që bën klasifikimin sipas meritës së aplikuesve dhe punëson infermierët në bazë të kuotave. Problemi nuk është te punësimi, është te rekrutimi pa kritere në fakultete. Me gjithë respektin për gazetarinë, nuk e di ku do shkojnë 100 të rinj që janë për gazetari në vitin e parë në Elbasan”, tha Rama.
“Sot që flasim kemi 13 mijë e disa qindra infermierë në sistem sot, dhe kemi gati 400 të tjerë në listat e pritjes. Është legjendë kjo, që infermierët ikin në Gjermani, e këtu kanë mbetur berberë. Është e pavërtetë që vitet e fundit kanë ikur nga vendi më shumë se sa kanë ikur më parë, janë histori kazani. Nëse je e zonja ke një rrugë për të hyrë e për të punuar në sistemin shqiptarë të punësimit dhe ti që studion për infermieri, mund të aplikosh te portal për infermierin ”, tha Rama.
“Nëse të tjerët janë më të zotë do të presësh. Nuk është detyrim i Shtetit të të gjejë punë. Shikoni Francën e Gjermanin, ato që mbarojnë shkollën nuk shkojnë që ditën e parë për të future në shtet. 150 drejtimet kërkon punë një student për të kërkuar punë dhe thirret nga vetëm 30 intervista, dhe shkalla e suksesit është më pak se 50% dhe jo domosdoshmërisht në profesion”, vijoi Kryeministri.
“Jemi në një vend të lirë e të hapur dhe s’jemi ne Gjermania që të vijnë të tjerët te ne, por jemi një nga vendet më të pazhvilluara për 1001 arsye dhe prandaj qytetarët edhe ikin…Por edhe kthehen, është e vërtet që kthehen më pak se sa ikin. Të gjitha vendeve i ndodh kjo edhe Kroacisë. Shifrat e 2017 për Kroacinë tregojnë se në këtë vendin e BE, janë më shumë të larguar se nga vendi ynë. Nga Italia jugut kanë gjithë jetën që ikin. Është fuqia e pestë ekonomike në botë Italia. Një nga vendet më të suksesshme të post diktaturës është Lituania, atje kam parë qytete apo fshatra fantazmë, pa asnjëri”, theksoi Rama
Sa i takon çështje së pagave, Kryeministri u shpreh se, “Sa më i zhvilluar të jetë një vend aq më e lartë do jetë paga, se ka më shumë mundësi. Jo se dua unë të rris rrogat dhe hajde ti rrisim dhe çfarë ndodh më pas, rritet borxhi dhe rriten hallet dhe shkon vendi më keq se në vitin ’97”, tha Rama. /atsh