Porti i Vlorës, i dyti për nga madhësia në vend, pritet të ketë një terminal të ri pasagjerësh.
Drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj, tha për ATSH-në se deri tani punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe shpresojmë që së shpejti të jetë në dispozicion të udhëtarëve”.
Sipas tij, në terminalin e ri do të ketë shtim të shërbimeve që do të bëjnë të mundur edhe përballimin e gjithë fluksit edhe gjatë verës.
“Terminali i ri , po ndërtohet me një fond prej 250 milionë lekësh. Në krahasim me terminalin e vjetër që kishte një sipërfaqe prej 300 m, terminali i ri do të te 1200 m në katin e parë dhe 1000 m në katin e dytë”.
Projekti i ri për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në Portin Detar të Vlorës konsiston në rritjen e cilësisë së shërbimit; në krijimin e një projekti bashkëkohor për shpejtësi në veprime dhe kontrolle; krijimin e një terminali me kapacitet të plotë për çdo periudhë lëvizjesh.
Objekti shtesë në portin ekzistues është parashikuar dy kate me lartësi maksimale prej 7.5m. Në katin përdhes, në të cilin do të pozicionohet lëvizja e pasagjerëve, do të ketë kryesisht ambiente ndihmëse për to./atsh