Në këtë kurs që u zhvillua në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, pranë Shkollës së Trajnerëve, ra në sy pjesëmarrja e madhe e trajnerëve të rinj që drejtojnë skuadra në akademi, në të gjithë vendin.
Ashtu si edhe në kurset e tjera të zhvilluara më parë, nën drejtimin e profesor Astrit Maçit, Alban Tafaji dhe Edmond Gëzdarit, por edhe lektorët e fushave të tjera të ftuar, trajnerët kursantë për pesë javë me radhë kanë ndjekur një program të detajuar teorik dhe praktik dhe në fund i janë nënshtruar provimit të përpiluar nga Sektori Edukimit, duke u pajisur në fund me licencë.
Kalendari i plotë i Sektorit të Edukimit për vitin 2019.
UEFA B-30 (18 Shkurt – 16 Mars)
UEFA A-15 (18 Mars-10 Maj)
Licenca D (20-25 Maj)
UEFA B-31 (3 Qershor – 6 Korrik)
Rinovim Licenca B-A-PRO (19-24 Gusht)
UEFA PRO-7 (2-10 Shtator)
Tr.Për.Fizike (16 Shtator-5 Tetor)
UEFA PRO-7 (7-15 Tetor)
UEFA B-32 (21 Tetor-9 Nëntor)
UEFA PRO-7 (11-19 Nëntor)
UEFA B-32 (25 Tetor-30 Nëntor)
Fizioterapist (2-21 Dhjetor)/atsh