Paul Pogba që pas largimit të Jose Mourinhos në mesin e muajit dhjetor të vitit që lamë pas ka shpërthyer.
Ai u bë protagonist dje në fitoren e Manchester United 2-0 ndaj Chelsea duke ndihmuar skuadrën të kualifikohet më tej me golin e shënuar në fund të pjesës së parë.
Francezi deri më tani nën drejtimin e norvegjezit Solskjaer në 12 ndeshje ka shënaur 9 gola, një start perfekt sikur të luante rolin e një sulmuesi.
Për formën e mirë, Pogba ka marrë lëvdata edhe nga ish-legjenda e klubit Gary Neville.
“Ishte sikur të shikoje Manchester Unitedin e vjetër. Solskjaer i bëri taktikat në mënyrë të përsosur. Dhe tani, nën drejtimin e Solskjaer, unë nuk shoh asnjë lojtar më të mirë në Premier League sesa Paul Pogba”, ka thënë Neville./atsh