Një banore e godinës me probleme mendore është ndaluar.
Ndalimi i gruas, e dyshuar se mund të jetë shkaktarja e zjarrvënies së qëllimshme, u pezullua në mesditë për t’u shoqëruar në infermierinë psikiatrike të prefekturës së policisë, njoftoi prokuroria e Parisit.
Ky është rasti më tragjik i shënuar në Paris prej gati 14 vitesh.
Forcave zjarrfikëse iu nevojitën pesë orë për të marrë nën kontroll situatën, ku u regjistruan 33 të plagosur, përfshirë tetë punonjës të zjarrfikëses.
Mbi pesëdhjetë persona u evakuuan me urgjencë nga godina me ndihmën e shkallëve të mëdha./atsh