Ishte i sëmurë nga xhelozia, 57-vjeçari mbyt bashkëshorten e tij.
Teodor Lera, pas një debati të ashpër me gruan e tij, Eva Lera, e ka qëll.uar këtë të fundit një herë me thi.kë dhe më pas i ka marrë frymën, duke e mbytur me duar.
Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në lagjen “Kushtrimi”, vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë, rreth orës 12:10. Pas mbytjes së gruas, Teodor Lera ka tentuar më pas të kryejë vetëvra.sje. 57- vjeçari mësohet se ka prerë damarët në duar dhe këmbë.
Çifti prej kohësh kishte një marrëdhënie të tensionuar, pasi Teodori në disa raste kishte shfaqur sjellje të dhun.shme. Madje, vetëm disa muaj më parë, babai i tre fëmijëve është ndaluar nga Policia për dhu.në në familje. Ishte pikërisht Eva Lera që e denoncoi, pas një godi.tjeje me send të fortë në kokë.
Por, denoncimi i saj u tërhoq më pas, duke pranuar që të ribashkohej me bashkëshortin me qëllim për të mbajtur familjen e bashkuar për hir të fëmijëve. Ndërsa konflikti i ditës së mërkurë përfundoi në mënyrë trag.jike. Skena e krim.it mak.abër ka ndodhur në një apartament në katin e parë në lagjen “Kushtrimi”, gjatë drekës.
Teodor Lera, pas një konflikti verbal me 45-vjeçaren, ka marrë një thikë nga kuzhina duke e qël.luar vetëm një herë. Më pas nga të bërtitura dhe tent.ativa e Eva Lerës për t’u larguar, e ka kapur atë për fyti duke e mbytur. Në kushtet e një tron.itjeje të thellë psikologjike, 57- vjeçari me thi.kën ka ten.tuar të vra.së veten, duke prerë damarët e gjymtyrëve.
Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia, e cila ndodhet vetëm 50 metra larg banesës, është njoftuar nga vajza e vogël e çiftit, e cila në ato momente sapo ishte kthyer nga Tirana, ku studion. Veç saj, çifti Lera ka dhe dy fëmijë të tjerë, të cilët jetojnë jashtë vendit, vajza e madhe në SHBA dhe djali në Angli.
Vajza e vogël ka përjetuar tron.ditje të thellë, pasi ka përjetuar nga afër konfliktin e prindërve që përfundoi me vra.sjen e nënës së saj. E vënë në dijeni për acarimin e marrëdhënies së tyre, ajo kishte vendosur që të udhëtonte nga Tirana për në qytetin bregdetar për të qetësuar gjakrat mes tyre.
Por, pa mbërritur ende në banesë, ajo ka parë skenën, ku nëna e saj ishte e shtrirë pa jetë, ndërsa babai ishte i mbuluar në gjak. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që çoi në vra.sjen e 45-vjeçares, Eva Lera.