Loading...

Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK gati në qershor

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka deklaruar sot se në datën 19 mars do të hapet gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, në dhjetor të vitit 2017 parlamenti, vetëm me votat e shumicës votoi Arta Markun si Prokurore të Përkohshme të Përgjithshme.
Ndërsa sot, Gent Ibrahimi theksoi se, në 19 mars do të hapet gara, ndërsa në qershor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

“Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm” deklaroi ai. Gjatë prononcimit për mediat, Ibrahimi u bëri thirrje prokurorëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, pasi edhe 7 ditë kanë afat. Ai tha se deri tani kanë aplikuar 11 prokurorë.

“Në muajin qershor do të kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ndërsa do të jetë ngritur edhe SPAK-u”, tha Ibrahimi. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com