Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi për rreziqet në përdorimin e pakontrolluar të inteligjencës artificiale në kohët moderne.
“Ajo që ne bëjmë duhet t’i shërbejë popullit”, tha Merkel në një diskutim me studentët e universitetit elitë ”Keio” në Tokio.
“Një ditë me siguri do të jemi në gjendje të lexojmë mendimet e njerëzve. Kjo mund të ndihmojë njerëzit që nuk mund të flasin, por nëse të gjitha mendimet mund të lexohen nga të gjithë njerëzit, është e nevojshme të shtrohet pyetja: “A e duam këtë gjë? Çfarë do të thotë kjo për ndërveprimin shoqëror?’’, shtoi Merkel.
”Me një protezë ose me një transplant organesh, ne jemi gjithmonë i njëjti person. Por, nëse vendos një çip në trurin tim në mënyrë që unë të mendoj më shpejt ose të mendoj më mirë, a jam atëherë i njëjti person?” pyeti kancelarja./atsh