Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se “sot u bë dallimi mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh”.
Në përfundim të protestës, ministri Lleshaj vlerësoi sjelljen profesionale në mbarëvajtjen e protestës.
“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane!
Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot. Mirënjohje”, theksoi ministri Lleshaj.atsh