Vik,timë e ngjarjes së rëndë ka mbetur Eva Lera, 43-vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore është Teodor Lera, 53 vjeç.
Eva Lera ka ndërruar jetë në vend, ndërsa është mësuar se burri u transportua për në spital dhe ndodhet në sallën e reanimacionit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe se shpesh burri ka dh,unuar gruan, madje disa muaj më parë e ka plagosur edhe në kokë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është njoftuar në polici nga një i afërm i çiftit, i cili i kishte telefonuar dhe ata nuk i ishin përgjigjur në telefon.