Loading...

Fier – Ndalohen nga policia tre shtetas

Policia e Shtetit ka bërë të mundur pas një pune hetimore të zbardh dhe dokumenton disa vjedhje të ndodhura gjatë këtij muaji në Fier, si dhe të prangos tre shtetas për një sërë veprash penale te vjedhjes.

Policia sqaron se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune intensive hetimore, zbardhën disa vjedhje të cilat ishin kthyer në shqetësim për banorët e Fierit.

“Si rezultat u ndaluan shtetasit: K.D, 18 vjeç, banues në Fier. O.L, 15 vjeç, banues në Fier. K.Gj, 15 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Fier dhe Lushnje.

Konkretisht, shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë vjedhur: Një furrë buke në lagjen “Apollonia”, Fier. Portofolin e shtetases A.H në Lushnje.

Një biçikletë në lagjen “Kastriot” Fier.Një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen “Kastriot” Fier. Një telefon të markës “IPHONE 7”, në një automjet në lagjen “Kastriot” Fier.

Disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen “Liri” Fier.

Një sasi lekësh në një farmaci në lagjen “1 Maj” Fier.Një sasi lekësh në një makinë në lagjen “1 Maj” Fier”, shprehet Policia e Shtetit.

Po ashtu, thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com