Pasi Basha deklaroi sot se do t’i propozojë Grupit Parlamentar dhe forumeve më ta larta djegien e mandateve të deputetit, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e socialistëve.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropal se ky vendim i PD-së krahas të keqes e ka edhe një të mirë.
Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!