Loading...

Dy ditë zi kombëtare për 14 viktimat e aksidentit rrugor në Maqedoni

Datat 14 dhe 15 shkurt janë shpallur ditë zie kombëtare për shkak të aksidentit tragjik, të ndodhur dje pasdite në aksin Shkup–Tetovë, pranë fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut.

”Sipas raportit të fundit, numri i të vdekurve është 14, ndërsa gjashtë të tjerë po luftojnë për jetën, pasi kanë marrë dëmtime të rënda”, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Ekspertiza, që është në vendin e ngjarjes, po vazhdon edhe sot.

Kryeministri Zaev paralajmëroi se do të vizitojë të plagosurit në spital, ndërsa në ditët në vijim do të merret vendim për mbështetjen financiare të familjeve të personave që humbën jetën.

Sot do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme me rastin e ngjarjes tragjike në komunën e Gostivarit. Pritet që këshilltarët të marrin vendim për shpalljen e tre ditëve zie në shenjë respekti ndaj viktimave.

Autobusi i kompanisë “Durmo turs” dje rreth orës 17:00 është rrokullisur në autostradën Shkup–Tetovë./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com