Loading...

Bujtinat, model suksesi për punësim kudo në Europë

Kryeministri Edi Rama inkurajoi përmetarët në takimin “Bashkia që duam” të përqafojnë modelin e hapjes së shtëpive tradicionale në bujtina, si një model suksesi që po ndiqet kudo në Europë dhe botë për rritjen e punësimit.

Ai dha disa shembuj hotelesh që po ndërtohen në Përmet, për të mikpritur turistët e huaj dhe vendas, si shembull i një industrie mikpritjeje që do të jetë instrumenti më efikas për të luftuar papunësinë, varfërinë dhe largimet nga zona.

“Nuk duhet shumë për të kthyer një shtëpi të varfër në një instrument fitimi, duke hapur derën, duke krijuar kushtet që të vijnë njerëz të tjerë aty për të gjitha ato gjëra që e bëjnë Përmetin një mrekulli: natyrën e mrekullueshme, trashëgiminë kulturore, mikpritjen dhe traditat”, tha Rama.

“Agroturizmi, por edhe bujtinat në zonat historike dhe shtëpitë tradicionale përbëjnë një nga shtigjet e reja dhe shumë të sukseshëm kudo në rajon dhe në Europë për punësimin, ekonominë familjare dhe transformimin e vendit”, theksoi Rama.

Ai shtoi se ka ende probleme me infrastrukturën në disa fshatra. “Do shkojmë në çdo cep të qytetit dhe Përmetit si bashki, për të bërë të mundur që të përfitojnë të gjithë nga ky ndryshim, dhe ata që do të vijnë të jenë shumë më të shumtë në numër”, tha Rama. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com