Loading...

Basha: “Nuk ka kthim pas, jo parlament fasadë”

Nuk ka kthim prapa.

Nuk do të këtë më parlament fasadë.

Në BE nuk shkohet me parlament të lidhur me krimin”, ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani me të cilin ka diskutuar vendimin e grupit parlamentar për djegien e mandateve.

Në lidhje me reagimin e zyrtarëve të lartë të BE-së, se djegia e mandateve shkon kundër integrimit të Shqipërisë në BE, Basha theksoi se në qoftë se dikush pretendon se në Europë shkohet me qeveri të lidhur me bandat dhe problemi është opozita që kundërshton këtë, ky është pretendim i gënjeshtërt dhe shqiptarët nuk i hanë këto gënjeshtra.

Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur PD dhe opozita.

Nuk ka kthim prapa, nuk është vetëm djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament fasadë”, tha Basha.

Pyetjes nëse rrezikon opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale Basha tha se ajo që do të ndodhë më pas do të jetë se nuk do të këtë më parlament fasadë. “Ata mund të mblidhen të marrin vendime kundër shqiptarëve”, tha ai..

Takimi me Nishanin vjen një ditë pas vendimit të PD-së për djegien e mandateve të deputetëve. Vendimi përfundimtar i mandateve jepet nga Këshilli Kombëtar i PD-së./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com