Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se “ne u jemi pranë të gjitha familjeve të goditura nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut dhe do të bëjmë patjetër pjesën që na takon në përpjekjen solidare për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre të madhe”.
Në seancën plenare ku Kuvendi pritet të votojë projektligjin “Për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kryeministri Rama theksoi se “zija e sotme në vendin fqinjë e rëndon edhe më shumë në vetëdijen tonë, peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët, një fat i përbashkët i cili në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me ratifikimin e protokollit të aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut”.
“Numri tronditës i viktimave në aksidentin tragjik për koiçidencë më së shumti shqiptarë na i bën sot edhe emocionalisht më të prekshme afërsinë e lidhjes sonë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo lidhje tërësisht e veçantë historike e politike gjen mishërim edhe në aktin tërësisht të veçantë historik dhe politik të votimit të sotëm unanim të Kuvendit të Shqipërisë”, nënvizoi Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/400916713807095/?t=0