Procesi i pajisjes së qytetarëve me certifikata pronësie është drejt përfundimit.
Sipas shifrave të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të publikuara nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksohet se “gjatë tre viteve të fundit 2016-2018 janë dhënë 65.517 leje legalizimi të certifikuara”.
Ndërsa gjatë vitit 2016 u dhanë 12 082 certifikata pronësie, në vitin 2017 u dhanë 24 902 dhe në vitin 2018 29 533 certifikata.
Në të gjithë vendin është përmirësuar cilësia e shërbimit dhe veçanërisht është ulur kohëzgjatja e marrjes së certifikatave të pronësisë. Ministria e Drejtësisë është e vendosur për të mos toleruar më asnjë shkelje të afateve ligjore nga çdo punonjës i ZVRPP në vend./