Rrjeti popullor për shkëmbimim e videove, YouTube, ka ndaluar klipet që përmbajnë shaka të rrezikshme ose emocionalisht shqetësuese.
Ky hap është marrë si kundërpërgjigje e të ashtuquajturave “sfida” që kohë pas kohe kanë epilog fatal ose lëndime.
Faqja e internetit, pronar i së cilës është Google, pohon se për materiale të tilla nuk ka vend në YouTube.
Në sektorin për pyetje dhe përgjigje theksohet se kompania gjithmonë kanë pasur si politikë që ajo e cila është për të qeshur mos t’i kalojë kufijtë dhe të bëhet e rrezikshme ose e dëmshme.
Në njoftimin e kompanisë theksohet se YouTube nuk do të lejojë shakatë që mund të sjellin lëndime serioze fizike.
Po ashtu nuk do të lejojnë as shaka që tek fëmijët mund të shkaktojnë shqetësime serioze emocionale.
YouTube shpesh herë është kritikuar se nuk arrin të zbatojë dispozita që ka të bëjnë me përmbajtjet e dëmshme./ atsh