Temperatura polare mëngjesin e sotëm në të gjithë Maqedoninë, ndërkohë që më ftohtë është në Manastir ku temperatura arriti në minus 18 gradë Celsius.
Në Tetovë u regjistrua minus 16 gradë Celsius, në Prilep minus 15 dhe në Shkup minus 12 gradë Celsius.
Më shumë dëborë ka në Mavrovë, 70 centimetra, në Krushevë 36, ndërsa në Kodrën e Diellit 30 centimetra.
Sinoptikanët për sot paralajmërojnë kryesisht mot me vranësira, rreth mesditës dhe pasdites me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet të dobët mesatar.
Në orët e mbrëmjes do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila here pas here do të përforcohet./ atsh