Loading...

Rritje e ndjeshme e rasteve me kancer

Të dhënat më të fundit globale tregojnë se numri i rasteve dhe vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja e kancerit po rritet ndjeshëm në kontinentin latinomaerikan dhe kjo, më shpejt se mesatarja shumëvjeçare.

Aktorë të ndryshëm bëjnë fjalë për domosdoshmërinë e veprimit për të rritur trajtimin dhe luftën ndaj kancerit, me infrastruktura më të mira, me më shumë financime, burime njerëzore dhe disponueshmërinë e trajtimit të kësaj sëmundjeje.

Çdo dy minuta, pesë persona diagnostikohen me kancer në Amerikën Latine.

Rajoni ka 1,4 milion raste të reja në vit dhe sëmundja vazhdon të rritet.

Në shtator 2018, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), e lidhur me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përditësoi Observatorin Global të Kancerit dhe pamja për të ardhmen është alarmante: kjo sëmundje është e destinuar të rritet me 63% në botë deri në vitin 2040 dhe numri i vdekjeve duhet të arrijë në 71,5%.

Në vendet në zhvillim, si Amerika Latine, ku diagnoza e hershme dhe qasja në trajtim janë më të vështira, perspektiva është edhe më e keqe: numri i rasteve duhet të kapërcejë 73% në 21 vitet e ardhshme, duke u afruar në 2,5 milionë persona të prekur në vit dhe vdekjet pothuajse do të dyfishohen duke shënuar një rritje prej 1,3 pikësh në vit.

Në të njëjtën kohë, përmirësimi i kujdesit shëndetësor në rajon përballet me probleme serioze.

Sipas një studimi të publikuar në ”The Lancet”, më shumë se 156 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të mungesës së qasjes në shërbimet shëndetësore./ /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com