Loading...

Rritja e çmimeve nga stomatologët, Konkurrenca nis vlerësimin e aktit normativ

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur procedurat për vlerësimin e bërë nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar.

Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Konkurrencës bën të ditur se, do të shprehet me vendimmarrje në mbledhjen e javës së ardhshme nëse ky akt bie në kundërshtim me ligjin nr. 9121/2003.

Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë.

Autoriteti i Konkurrencës, ka mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i cili vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes. atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com