Në kohën e qeverisë së Sali Berishës janë dhënë 15 leje për ndërtime HEC-esh në Valbonë, prej të cilave kjo qeveri ka anuluar 13 leje.
Nga salla e seancave plenare në Kuvend, Kryeministri Edi Rama i kërkoi deputetit Sali Berishës të përgjigjet nëse mund të kapërcejë dot oqeanin dhe të udhëtojë drejt SHBA-së, ndërsa i kujtoi atij se “oqeani nuk është Valbona, ku dha 15 leje për ndërtime HEC-esh dhe sot fshihet si skuth”.
Rama akuzoi Berishën se “është ai që e shkatërroi Valbonën duke dhënë leje për hidrocentralet dhe tani nuk ka fytyrë t’u dalë përpara tropojanëve dhe t’u thotë se është ai autori i këtyre lejeve”.
“Ti dhe 15 leje për ndërtim HEC-esh nga të cilat ne mundëm të anullojmë 13 leje, për të mos kaluar në arbitrazh për shkakun tënd, Sali. Oqeani nuk është Valbona”, tha Rama/atsh