Departamenti i Administratës Publike bën me dije për pozicionet në dispozicion të cilat janë të publikuara në “Punetembare.al”.
Mbi 200 pozicione janë për Shkencat ekonomike. Nëse studentët zotërojnë një diplomë në shkencat ekonomike kanë të drejtë të aplikojnë në pozicione ku kërkohet kjo lloj diplome.
Mbi 150 pozicione ofrohen për Shkencat juridike, për studentët që zotërojnë diplomë në këto fusha.
Mbi 39 pozicione ofrohen në Mjekësinë veterinare si dhe 30 pozicione në shkencat agronomike.
Shkencat shoqërore ofrojnë 300 pozicione pune ndërsa 15 pozicione ofrojnë shkencat inxhinierike. /atsh