Loading...

Një zog… pasagjer në fluturimin Singapor-Londër!

Një zog shkakton rrëmujë në një fluturim të linjës mes Singaporit dhe Londrës, kur u shfaq papritur në kabinën e klasit biznes gjatë një udhëtimi prej 12 orësh, njoftoi sot kompania “Singapore Airlines”.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një zog të llojit mina, ngjyrë kafe, të ulur në një prej mbështetëseve të kokës së sediljeve, dy orë para se avioni të ulej në kryeqytetin britanik.

“Zogu u kap nga anëtarët e ekuipazhit me ndihmën e disa pasagjerëve dhe pas uljes së avionit në Londër iu dorëzua autoriteteve aeroportuale për ta vendosur në karantinë”, njoftoi “Singapore Airlines” në një komunikatë.

Megjithatë, në këtë komunikatë nuk theksohet se si zogu kishte arritur të futej në bordin e fluturimit SQ322, më 7 janar.

Ky zog, me origjinë nga Azia juglindore, nuk ishte regjistruar në fluturim dhe nuk kishte asnjë etiketë identifikimi.

Sipas kompanisë “Singapore Airlines”, një vend në klasin biznes në fluturimin Singapor-Londër kushton 4 400 dollarë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com