Loading...

Ngjarja e rëndë në Ballsh(detaje)

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Balsh.
Një burrë ka vrarë gruan dhe kunatën e tij. Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë G.M, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuci raporton se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.

Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe dyshohet se autori i krimit ka qenë në efektin e alkoolit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com